Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi

NULL NULL
21.03.2020 15:38

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe këshillat e dhëna nga institucionet shëndetësore, në mënyrë që koronavirusi të mos shpërndahet më shumë.

Ai e ripërsëriti edhe vendimin e mbylljes së parqeve nga ora 8:00 – 20:00 dhe bëri apel që këtë sfidë ta kalojmë bashkërisht duke qëndruar vetëm.

E kjo sipas tij bëhet edhe duke e përdorur internetin për të mbajtur kontaktet me personat e dashur.

“Kemi kaluar shumë kriza por kjo është një krizë me të cilën nuk është se jemi përballur ndonjëherë, ne duhet të mbajmë si gjendje dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme, pra ta frenojmë përhapjen e virust Covid 19. Dhe ta mbajmë në funksion të plotë sistemin tonë shëndetësor”.

“Shpresojmë që gjendja të mos na paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim. Me që kemi parë që edhe shtetet e zhvilluara kanë problem me këtë. Përhapja e virusit po zgjerohet duhet të ta frenojmë këtë sa më shumë, me distancë, duke qëndruar brenda në shtëpi dhe duke qenë sa më të pastër”.

“Kemi parë shifra të mëdha të përhapjes së virusit në tërë botën, nuk duhet të ndjehemi të vet-kënaqur që ne nuk jemi përball me një krizë të tillë në Kosovë, pasi jemi vetëm në fazën e parë të saj. Duhet të vetdijësohemi nuk u takon vetëm punonjësve të shëndetit publik, pasi shëndeti publik është i gjithë popullit dhe secili duhet të përkujdesemi për vetën dhe të tjerët”.

“Mbrëmë i kemi mbyllur të gjitha parqet dhe kemi marrë vendim nga ora 08:00 deri në ora 20:00 të jenë të mbyllura për qëndrim. Ajo që ju them vazhdimisht është rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi”.

“Gjyshja e gjyshi janë më të rrezikuarit, dhe ne ata duhet t’i mbrojmë”, deklaroi Kurti në konferencë për media.

lajme të ngjashme