Frika e koronavirusit “prek” Naomi Campbell NULL NULL 12.03.2020 13:00 12.03.2020 13:00 Prej kohësh ka qenë e fiksuar pas pastërtisë dhe higjienës në udhëtim. Supermodelja Naomi Campbell kishte postuar madje vitin e kaluar edhe një video të ritualit të saj intensiv të para udhëtimit, që përfshin pastrimin e gjithçkaje pranë vendit të saj në avion me letra të lagura antibakteriale. Prandaj, nuk është aspak surprizë edhe fakti që 49 vjeçarja ka zgjedhur t’i marrë gjërat me shumë seriozitet veçanërisht tani në kohën e krizës së koronavirusit. Ajo ka postuar së fundmi disa foto të saj, ndërsa ngjitet në bordin e një avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit e veshur nga koka tek këmbët me kostum mbrojtës, syze, maskë fytyre dhe doreza lateksi ngjyrë rozë. Në një fotografi, ajo pozon brenda terminalit ndërkombëtar Tom Bradley me valixhen e saj, ndërsa në një tjetër ajo shihet në avion e veshur me një pelerinë përmbi kostumin mbrojtës me telefonin në vesh dhe me një qese plastike në dorën tjetër./ Top Channel View this post on Instagram Safety First NEXT LEVEL. Thank you @lindaevangelista Full video coming on my YouTube soon… All bought on @Amazon 6 weeks ago A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on Mar 10, 2020 at 6:07pm PDT View this post on Instagram Safety first. All bought on @amazon 6 weeks ago A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on Mar 10, 2020 at 5:32pm PDT