Gjendet e vdekur ish-partnerja e Floyd Mayweather NULL NULL 12.03.2020 09:00 12.03.2020 09:00 Josie Harris, nëna e tre fëmijëve të superyllit të boksit Floyd Mayweather, është gjetur e vdekur në makinën e saj në Kaliforni. 40 vjeçarja u gjet pa ndjenja në rrugën e shtëpisë së saj, në Valencia, Los Angeles Count, ka njoftuar mjekja ligjore, raporton BBC. Deri më tani asnjë informacion tjetër nuk është publikuar në lidhje me shkakun e vdekjes. Mediat amerikane thonë se policia nuk dyshon për vepër penale, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Harris ishte në lidhje me boksierin përgjatë viteve 1995 dhe 2010. Ai u dënua për keqbërje ndaj saj në vitin 2010 dhe më vonë vuajti dy muaj në burg. Gjithashtu raportohet se Harris ishte në proces të paditjes së Mayweather për akuzat që ai bëri në një intervistë kur u pyet për rastin.