Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Perry dhe Bloom e shtyjnë dasmën në Japoni për shkak të koronavirusit

NULL NULL
06.03.2020 22:00

Katy Perry dhe Orlando Bloom e kanë anuluar dasmën e tyre që ishte e planifikuar që të organizohej këtë verë në Japoni.

Sipas raportimit të revistës People, arsyeja për këtë është përhapja e shpejtë e koronavirusit (COVID-19).

“Gjithçka ishte planifikuar për një ceremoni me 150 mysafirë në Japoni. Katy ishte shumë e emocionuar që do të ecte drejt altarit duke qenë shtatzënë. Të dy ishin shumë të ngazëllyer se të gjitha detajet e dasmës ishin drejt finalizimit, por gjithçka do ta lënë në pauzë për një kohë për shkak të koronavirusit”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

35 vjeçarja Perry e ka konfirmuar shtatzëninë ditën e djeshme përmes videoklipit të këngës së saj të re “Never Worn White”.

Në ndërkohë, ajo ka folur me fansat e saj në Instagram Live për verën e ngarkuar që e pret.

“Do të ndodhin shumë gjëra këtë verë. Jo vetëm që do të bëhem nënë, por do të bëj edhe diçka që ju e keni pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë ajo duke e konfirmuar kështu se do ta publikojë albumin e saj të ri.

43 vjeçari Bloom i ka propozuar këngëtares në helikopter në ditën e Shën Valentinit. Aktori e ka një djalë nëntëvjeçar, Flynn, me ish-bashkëshorten Miranda Kerr.

lajme të ngjashme