Nis së shpejti Brdige Film Festival në Mitrovicë NULL NULL 07.09.2015 19:06 07.09.2015 19:06 Edicioni i dytë i festivalit të filmit Bridge Film Fest do të mbahet në Mitrovicë nga data 16 deri më 22 Shtator 2015. Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë me datën 16 Shtator 2015. Mbrëmja do të fillojë me një koktej në ora 18:00, ku më pas në ora 19:00 do të filloj programi i përgaditur nga Bridge Film Fest, transmeton Klan Kosova. Në festival prezent do të jetë edhe Ambasadori Norvegjez z.Jan Braathu i cili edhe do të mbaj një fjalim me rastin e hapjes së festivalit.