Pas Beogradit Festivali “Mirëdita dobar dan” në Kosovë NULL NULL 07.09.2015 12:11 07.09.2015 12:11 Pasi që skena kulturore dhe artistike kosovare u prezantua në Serbi në kuadër të festivalit “Mirëdita dobar dan”, ky festival do të vazhdojë edhe në Kosovë gjatë javës së Filmit të Bekim Fehmiut. Aktiviteti java e filmit Bekim Fehmiu, do të organizohet për nder të aktorit shqiptar me famë botërore. Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 06 – 10 Tetor 2015, në dy qytete Prishtinë dhe Prizren. Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu:“Mbledhësit e Puplave”, “Gethi i Gjerë”, “Era”, “Edukimi Special” dhe “Kurthi për Gjeneralin”. Ngjarja do ta ketë hapjen në kinemanë e ABC në Prishtinë, duke filluar me 6 Tetor.