Kontrata e parë e Beatles në ankand për 760,000 milionë dollarë NULL NULL 06.09.2015 14:00 06.09.2015 14:00 Dokumenti kontraktues, i nënshkruar nga rok grupi The Beatles dhe menaxheri Brian Epstein me 1 tetor të vitit 1962, vetëm 4 ditë para këngës së tyre të parë, pritet të hidhet në ankand, raporton Sky News, transmeton Klan Kosova. Kontrata menaxhuese e cila ishte edhe hapi i parë drejt karrierës legjendare të grupit The Beatles, mund të kap shifrën e shitjes deri në 760,000 dollarë (500,000 funte), kur të prezantohet në një ankand në fund të këtij muaji, Kjo kontratë ishte nënshkruar vetëm 4 ditë para se kënga e tyre e parë, “Love Me Do”, të publikohej e të merrte famë. Gabriel Heaton, një specialist librash dhe dorëshkrimesh ka thënë: “Pa këtë kontratë, dhe lidhjen që ajo prezanton, duket e pakonceptueshme që Beatles do të mund të arrinin atë që e arritën”. “Duhet më shumë se muzikantë të motivuar dhe kant-autorë që të bëjnë ta bëjnë atë muzikë të famshme”. Paul McCartney dhe George Harrison, ishin nën moshën 21 vjeçare kur kishin lidhur kontratën e re, duke i dhënë Brian Epstein të drejtën për ta menaxhuar grupin e tyre për pesë vjet, kështu që baballarët e tyre e kishin nënshkruar atë kontratë në vend të yjeve që çmendën botën me muzikën e tyre.