Islanda djersitë Gjermaninë (VIDEO) NULL NULL 05.09.2015 17:42 05.09.2015 17:42 EuroBasketi ka filluar të shtunën. Ndeshja hapëse ishte ajo mes Gjermanisë dhe Islandës të cilën e fituan djelmoshat e Chris Flemingut me rezultat 71-65. Gjermania u desh të luftonte shumë për të mposhtur skuadrën debutuese në EuroBasket, Islandën. Përzgjedhja islandeze u tregua e fortë duke mos lejuar që shumicën e kohës epërsia gjermane të mos jetë e lartë, transmeton Klan Kosova. Por, përvoja gjermane u tregua vendimtare dhe i siguroi Dirk Nowitzkit me shokë fitore prej 71-65. Në ndeshjet tjera, Polonia mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 68-64, Holanda u tregua më e suksesshme se Gjeorgia duke e mposhtur me një pikë dallim, 73-72 , dhe Republika Çeke shkatërroi Estoninë duke e mposhtur me rezultat 80-57.