Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020 NULL NULL 27.12.2019 17:27 27.12.2019 17:27 Loriana Kuka ka nënshkruar kontratën e re me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Bursën Olimpike Tokio 2020. Me propozimin e KOK-ut, xhudistes kosovare i janë ngritur të ardhurat nga Bursa Olimpike Tokio 2020, prej 150 dollarë në 500 dollarë në muaj, transmeton Klan Kosova. Ngritja e bursës vjen falë paraqitjeve të mira në vitin 2019. Loriana (-78 kilogramë) ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020. Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, xhudistja Loriana Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. “Në emër të KOK-ut shprehu kënaqësinë që kemi mundësinë për ta ndërruar kontratën me Loriana Kukën, e cila vjen si rezultat i arritjeve të saj të jashtëzakonshme, prandaj sot në mënyrë solemne po e bëjmë nënshkrimin e kontratës”, deklaroi presidenti Hasani. Loriana falënderoi KOK-un për mbështetjen e vazhdueshme. “Është kënaqësi e madhe që kemi përkrahje të tillë”, tha ajo. I pari i FXHK-së, Agron Kuka, theksoi falënderoi presidentin Hasani, KOK-un dhe SO të KON-in që i kanë vlerësuar rezultatet e Lorianës. “Loriana e ka pasur një bursë, por me arritjen e rezultateve kulminante, KOK ka marrë vendim për rritjen e mbështetjes, andaj uroj që Loriana të na gëzojë me rezultate edhe në vitin 2020”, u shpreh Kuka. Krahas medalistes së bronztë botërore, KOK falë mbështetjes së SO të KON-it ndanë edhe 17 bursa tjera Olimpike Tokio 2020, tri bursa Olimpike Pekin 2022, ndërsa nga fondi i vet u ndaj nga 100 euro në muaj gjashtë Shpresave Olimpike 2019. klankosova.tv