Lumezi takon të gjithë prokurorët e Kosovës NULL NULL 12.05.2015 18:49 12.05.2015 18:49 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur takimin e parë me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit. Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka kërkuar nga udhëheqësit e prokurorive, që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë mes të gjithë prokurorive të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit, pasi që ky është qëllimi i gjithë sistemit prokurorial. Gjatë këtij takimi, kryeprokurori prezantoi strategjinë për reduktimin e lëndëve në gjykata, për të cilën strategji kërkoi që ta implementojnë të gjitha prokuroritë. Po në këtë takim u bë raportimi i shkurtër prej secilit kryeprokuror duke i përmbledhur, të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prokuroritë që ata drejtojnë. Ai kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që gjatë punës së tyre të bëhet identifikimi i rasteve më të ndjeshme dhe të vëzhgohen për së afërmi ecuria e tyre, për gjatë gjithë kohës sa është lënda në procedurë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë