Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet minibiblioteka e dytë në Prishtinë

NULL NULL
15.11.2019 07:33

Sot hapet minibiblioteka e lagjes “Ulpiana” e cila vjen menjëherë pas hapjes së minibibliotekës së parë në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Minibiblioteka e lagjes “Dardania” ka dhjetë ditë prej që është funksionalizuar dhe po vazhdon të trajtohet me kujdes nga qytetarët që vazhdimisht po shkëmbejnë dhe po shërbehen me libra.

Vlen të theksohet se, qytetarët përveç që po e respektojnë moton “sill një libër – merr një tjetër” ata shpeshherë vetëm po dhurojnë libra e kështu po e rrisin numrin e librave në minibibliotekë. Sikurse minibiblioteka e lagjes “Dardania” edhe ajo e “Ulpianës” do të jetë e qasshme 24 orë në 7 ditë të javës dhe pas hapjes do të jetë pronë e lagjes dhe nën kujdesin e banorëve të lagjes.

E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje. Projekti “Minibibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë, shkruan kp. Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuar me libra dhe mjete financiare. Së fundmi, jetësimit të projektit “Minibibliotekat e lagjeve” i është bashkuar edhe Komuna e Prishtinës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.