Nesër konstituohet Shkodra NULL NULL 18.08.2019 20:59 18.08.2019 20:59 Paraditen e së hënës me kërkesë të prefektit të Shkodrës do të zhvillohet mbledhja e konstituimit të këshillit bashkiak të bashkisë së këtij qyteti, dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Por kjo mbledhje do të shënojë dhe precendentin e parë kur këshilli bashkiak nuk do të votojë për shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të ri të bashkisë, por për miratimin e dorëheqjes së tij. Pas akuzave të demokratëve se ka fshehur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike kur jetonte në Itali, Valdrin Pjetri, kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit , u dorëhoq. Por kjo situatë e paprecedentë duket se do të ketë dhe zgjidhje të panjohur më parë. Këshilli bashkiak i Shkodrës pritet që të zgjedhë në mbledhjen e të henës si kryetar të përkohshëm një nënkryetar bashkie, por ende nuk bëhet e qartë nëse do të jetë një nga nënkryetarët aktualë demokratë, apo një i ri i zgjedhur nga socialistët. Ligji për qeverisjen vendore parashikon qe “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon nëçastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës çka i mundëson kryebashkiakes në ikje Voltana Ademit qëndrimin. Por në këtë rast ky ligj bie ndesh me parashikimin ne Kodin Zgjedhor, ku thuhet se mandati i kryebashkiakëve është i kufizuar dhe mbaron në të njëjtën datë të të njëjëtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ. Në lokalet e 2015 rezultati përfundimtar nga KQZ u shpall në 10 Gusht, çka sipas parashikimit të Kodit Zgjedhor mandati i kryebashkakes Ademi ka përfunduar javën e shkuar në 10 Gusht. Presidenti Meta është shprehur se nuk do të dekretojë asnjë datë të re për zgjedhje të pjesshme në Shkodër pasi ai nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ka dekretuar 13 Tetorin si datën e lokaleve 2019. Dega lokale e PD ka njoftuar mbajtjen e një proteste të hënën para rektoratit, për të mos lejuar atë që e quajnë kapje të qytetit, pasi e konsiderojnë të paligjshme mbledhjen konstituuese të Këshillit Bashkiak, shkruan Tv Klan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 2 minuta më parë
Kosova Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend 3 minuta më parë
Kosova Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren 50 minuta më parë