Diddy dhe vazja që po përflitet si e dashura vishen njëjtë NULL NULL 29.07.2019 16:00 29.07.2019 16:00 A është Sean “Diddy” Combs akoma beqar apo jo? Muzikanti dhe Lori Harvey – e cila është thjeshtra e Steve Harvey – janë parë duke shëtitur gjatë mesnatës në një lagje të Neë Yorkut. Madje, ata ishin të veshur njëlloj duke nxitur kështu thashetheme se ata tashmë janë në një lidhje dashurie. Zëdhënësit e 49 vjeçarit Combs dhe 22 vjeçares Harvey nuk janë përgjigjur nëse kjo është e vërtetë ose jo, derisa as ata vet nuk e kanë konfirmuar nëse janë në lidhje dashurie ose jo – ndonëse flitet për një gjë të tillë që nga muaji mars. Harvey më herët ishte në lidhje me djalin 25 vjeçar të Diddy, Justin Combs. Diddy është bërë beqar së fundmi. Ai ka qenë në lidhje me këngëtaren Cassie, me pauza, për një dekadë para se të ndaheshin njëherë e mirë në muajin tetor. Në muajin qershor, Cassie ka zbuluar se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Alex Fine.