Emily Ratajkowski bën hiking me bikine seksi NULL NULL 29.07.2019 09:00 29.07.2019 09:00 Emily Ratajkowski duket se po i kthehet natyrës. Modelja 28 vjeçare ka shijuar një ecje në natyrë me miqtë dhe qenin e saj Colombo. Ylli i “Blurred Lines” ka postuar një video në Instagram Stories duke shfaqur momente nga ecja e vështirë mbi drunj të rrëzuar për të arritur tek një lum për të notuar më pas. Si gjithmonë, Ratajkowski e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të qenë reklama më e mirë për linjën e saj të bikineve Inamorata. Aktorja e “Easy” kishte veshur bikine dypjesëshe, pjesa e sipërme me dizajn leopardi “Las Olas” që kushtojnë 75 dollarë dhe pjesë e poshtme “Stone Steps” që kushtojnë po ashtu 75 dollarë. Biznesi duket se po i ecën mirë fytyrës së kopertinës të Vogue Australia, pasi linja e saj e veshjeve tashmë është zgjeruar./ Klan Kosova