Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti befasohet në ditën e dasmës nga personi që mori zemrën e djalit të tyre

NULL NULL
22.07.2019 07:36

Një çift mori një nga dhuratat më të mira në ditën e tyre të dasmës – mundësinë për të dëgjuar zemrën e djalit të tyre të vdekur duke rrahur edhe një herë, transmeton Klan Kosova.

Çifti nga Teksasi, u shokua kur njeriu që mori zemrën e dhuruar nga djali i tyre u shfaq në mes të ceremonisë me një stetoskop.

Çifti ishte në gjendje të dëgjonte zemrën e djalit të tyre duke rrahur për herë të parë pas disa vitesh.

Monica dhe Dean humbën djalin e tyre Colton, në vitin 2012. Pasi ai vdiq papritur, ata vendosën t’i dhuronin organet e tij. Zemra e tij iu dha Travis Stufflebean, i cili kishte lindur me një zemër të sëmurë.

Tashmë zemra e Colton është duke rrahur në gjoksin e Stufflebean.

Colton ishte 11 vjeç kur vdiq papritmas, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.