Albright: Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë NULL NULL 12.06.2019 10:13 12.06.2019 10:13 Ish Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madaleine Albright, ka thënë se ndjehet e nderuar pasi iu nda çmimi “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti Hashim Thaçi. “Më duhet të them se jam e nderuar dhe asgjë nuk më bën më të lumtur sesa që jam pjesë e Kosovës. Kurrë s’do ta harroj ardhjen në Prishtinë menjëherë pas luftës ku shiheshin turma njerëzit dhe slogane “Faleminderit Amerikë”, është shprehur Albright, njofton Klan Kosova. “Mendoj se SHBA bëri gjënë e duhur që të ndihmojë njerëzit e Kosovës që ta fitojnë lirinë. Jam e lumtur që jam këtu. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihem si sikush që ka kontribuuar për këtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025