Wendy Williams qan kur flet për ish-bashkëshortin NULL NULL 10.06.2019 22:00 10.06.2019 22:00 Wendy Williams ishte shumë e emocionuar kur ka folur për situatën lidhur me ish-bashkëshortin e saj Kevin Hunter. Të dielën mbrëma derisa 54 vjeçarja Williams po largohej nga një lokal me burrin ‘misterioz’ me të cilin së fundmi ka postuar një fotografi në Instagram është pyetur nga një fotograf se si po e përballon ajo dhe familja e saj divorcin dhe arrestimin e djalit të saj. “Kevini i vogël dhe unë jemi mirë. Ndonjëherë në jetë thjesht ndodhin gjërat dhe është në rregull. Unë akoma kam një jetë të mbushur plot të cilën e adhuroj. Ju lutem mos më bëni të qaj”, ka thënë ajo në një video që e ka siguruar TMZ. Pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, prezantuesja e talk show ka vazhduar të flasë shumë e emocionuar për martesën e saj të dështuar. “Unë nuk e kisha planifikuar këtë, por ndodhi. Unë kam një jetë shumë të mbushur me gjëra të bukura”, ka vazhduar ajo derisa lotët i kanë rrjedhur në faqe. “Do t’iu lutesha ta respektonit privatësinë tonë, por unë nuk e respektoj privatësinë e të tjerëve, prandaj edhe e bëj emisionin ‘Hot Topics’ – të tre ne jemi mirë dhe po ia dalim”, ka vazhduar tutje prezantuesja e njohur. Williams ka thënë gjithashtu se edhe pse ajo dhe “Big Kev” nuk do të pajtohen, fansat do t’i shohin sërish së bashku si familje.