Përleshja brenda LDK-së në Mitrovicë ndodhi mes grupeve të Safet Kamberit e Faton Pecit NULL NULL 19.05.2019 16:57 19.05.2019 16:57 Pas përplasjes fizike të ndodhur mes pjesëtarëve të LDK-së ndërsa po mbaheshin zgjedhjet për kryetar të nëndegës së qendrës në Mitrovicë, salla në të cilën po zhvillohej procesi zgjedhor ku dhe shpërtheu konflikti, tashmë është liruar. Merret vesh se përleshja fizike ndodhi mes dy grupeve, atij të Safet Kamberit si dhe tjetrit Faton Pecit i cili ka kandiduar për kryetar të kësaj nëndege në Mitrovicë, njofton Klan Kosova. Në një prononcim për Klan Kosovën, Faton Peci ka thënë se nuk di në detaje se kush ka nisur përleshjen por anëtarët e tij kanë pasur vazhdimisht kërcënime nga përkrahësit e Safet Kamberajt. Sipas tij kjo ka ndodhur pasi iu janë frikësuar fitores së tij në Kuvendin zgjedhor të LDK-së. Ndërsa ndryshe është shprehur një përkrahës i Safet Kamberit në kushte anonimiteti. Ai tha se Faton Peci po tenton të inkuadrojë njerëz të partive të tjera në LDK me qëllim të mposhtjes së Safet Kamberajt, njofton Klan Kosova.