Të veshësh xhaketën mbrapsht? Celine Dion shkëlqen sërish me këtë stil (FOTO) NULL NULL 13.05.2019 21:00 13.05.2019 21:00 Celine Dion vërtet nuk ndalon së befasuari me stilin e saj. Vetëm disa ditë më parë ajo ktheu kokat e të gjithëve me dukjen e saj nga Oscar de la Renta në Met Gala. Tani ajo “po i mbyll” rrugët e qytetit të Nju Jorkut në një kostum ngjyrë bezhë dhe portokalli të stilit të përsosur. Në shikim të parë mund të duket si një kostum mjaft i zakonshëm. Por nëse shikoni nga afër, ju do të vini re se Dion mban xhaketën e veshur mprapsht përderisa përpara ka vendosur nje aksesorë. Dion vendosi detajin gnjyrë portokalli duke e përshtatur atë me çantë dhe këpucë. Kjo nuk është hera e parë që Dion vesh xhaketën mbrapsht. Në Oscar të vitit 1999, ajo e veshi edhe kostumin e Jean Paul Gaultier në të njëjtën mënyrë.