Rrahim Pacolli dorëhiqet nga AKR-ja NULL NULL 06.05.2019 19:46 06.05.2019 19:46 Rrahim Pacolli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga partia Aleanca Kosova e Re, ku mbante postin e Sekretarit Organizativ. Pacolli këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku bëri të ditur se arsyeja e largimit është personale, njofton Klan Kosova. Ky është statusi i tij i plotë: Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia. Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia. Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot. Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë. Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP