Haxhiu: Samiti i Berlinit ndryshoi formatin vetëm për Ramush Haradinajn; Ilir Meta president pa ndikim NULL NULL 29.04.2019 19:43 29.04.2019 19:43 Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Samiti i Berlinit ka ndryshuar formatin – nga prezantimi i një lideri në dy liderë – për shkak të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinajt. “Ky takim është një nderim që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye se e ka mbajtur peshën e situatës dhe e ka mbajtur premtimin që taksa do të mbetet, gjë për të cilën Gjermania ka qenë shumë e interesuar”. “Për faktin se në vitin 2018 ka qenë shumë ndryshe, ky format aktual ku janë prezentë nga dy linderë është pikërisht për shkak të Ramush Haradinajt”. “Në vitin 2013 formati ka qenë krejt ndryshe, prezantim i vetëm një lideri. Ky format aktual ku janë prezentë nga dy liderë është pikërisht për shkak të Ramush Haradinajt”. Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës tha se spektri politik kosovar dhe presidenti Thaçi nuk e kanë shtyrë tutje procesin. “Pafuqia e forcave politike në Kosovë dhe e Hashim Thaçit për të shtyrë procesin tutje e kanë nxitur ndërhyrjen e Haradinajt në këtë proces, dhe kjo ka bërë që fuqia e tij të përkthehet në prezencë në konferencë”. “Ai është këtu sepse e ka vendosur taksën dhe e ka ndalë procesin e Marrëveshjes të Brukselit të kryesuar nga Mogherini. Ky është një lloj nderimi, por a do të vazhdojë kjo nuk dihet. Nuk besoj se Kosova do të mbetet edhe më tej në këtë situatë”. Ndërkaq, për mospjesëmarrjen e presidentit shqiptar, Ilir Meta, Baton Haxhiu tha se ndodhi për shkak të rënies së besueshmërisë së tij. “Besueshmëria e Metës ka rënë dukshëm dhe kjo tregon se ai duhet të rishikojë pozicionin e vet. Kjo e bën atë me status të presidentit të pafuqishëm dhe të pandikueshëm në këso konferenca ku mund të vendoset e ardhmja e regjionit”. Haxhiu shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e dëshiron zgjidhjen e konfliktit me Kosovën dhe se kjo situatë është në favorin e tij. “Vuçiqi nuk është i interesuar. Atij i konvenon edhe kjo situatë, sepse e ka edhe një situatë problematike me Bonjën. Bosnja s’ka arritur ende ta formojë një Qeveri. Kroatët janë të interesuar që ta bëjnë një të tillë dhe kjo e vështirëson situatën”. “Putini gjithashtu nuk është i interesuar që ta ketë një marrëveshje për Kosovën dhe me Kosovën. Këtë ia ka shprehur edhe Vuçiqit”.