Pacientët ankohen për mungesë të kushteve në ditën e tyre NULL NULL 18.04.2019 11:34 18.04.2019 11:34 Sot shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë. Shoqata e të Drejtave të Pacientëve organizoi tryezë me temën “Siguria e pacientit dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor”, njofton Klan Kosova. Në këtë tryezë morën pjesë mbrojtës të këtyre të drejtave, mjekë dhe epidemiolog. Këtu u tha se në QKUK ka mungesë të kushteve gjë që shpie deri tek infeksionet e edhe mungesë të trajtimit të stafit. “Investimi në këtë drejtim është parandalimi. Këtë vit Kosova qëndron më mirë në këtë drejtim pasi shteti i Kosovës, përkatësisht ministria e shëndetësisë ka ndarë buxhet në ligjin për infeksionet spitalore”, tha Profesori i Mikrobiologjisë, Lul Raka. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, anise e konfirmoi pjesëmarrjen nuk ishe pjesë e këtij diskutimi.