Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lë punën, fiton 1 milionë dollarë duke udhëtuar rreth botës

NULL NULL
13.08.2015 17:30

Johnny Ward vinte nga një familje e varfër irlandeze, kishte probleme me njerëz me autoritet mbi të, dhe urrente idenë e punës me orar fiks nga ora 9 deri në orën 5.

Ai provoi punë të ndryshme, dhe madje edhe u nënshkrua për eksperimente mjekësore, para se të gjentë një punë në sektorin e shitjes ku arrinte të fitonte deri në 20,000 dollarë amerikanë në muaj.

Pas disa muajsh, megjithatë, Ward  vendosi se u bë mjaft.

“Kuptova se, me vetëm një jetë, unë nuk dua të kalojë ditët nga e hëna deri të premten mbyllur në një vend që unë nuk dua të jem”shkroi Ward  në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ward pas braktisjes së punës filloi të udhëtonte rreth botës.

Më vonë eksperiencat e tij të udhëtimeve i përmblodhi me një blog udhëtimi i cili filloi të gjenerojë të ardhura.

“Unë e ndërlidha personalitetim tim të lëvizshëm me konceptin për të bërë para online. Por në të vërtetë nuk mund ta besoja se kjo po funksionte. Për mua ishte diçka “WOW” ” tha ai për Business Insider.

Ward punon e me katër persona të tjerë për disa orë çdo javë nga llaptopi i tij duke fituar  mesatarishtt rreth 1000 dollarë amerikanë në ditë.

Ai gjithashtu gjeti një të dashur stjuardesë dhe ka në plan të vizitojë çdo vend në botë ndërsa nga lista prej 193 shteteve, ai ka vizituar 152 prej tyre.

Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë gjatë udhëtimeve të tij rreth botës.

djali 3

djali 2

djali 1

djali

 

djali 8

djali 7

djali 6

 

djali 4

lajme të ngjashme