Si të pastroni rubinetin në kushte shtëpie? NULL NULL 13.04.2019 15:00 13.04.2019 15:00 Njerëzit harxhojnë para të mëdha për të pastruar shtëpinë dhe gjërat brenda saj. Solucionet larëse përmbajnë kimikate toksike që dëmtojnë rëndë shëndetin. Për të mos ndodhur kjo ju duhet të përdorni uthullën e bardhë dhe sodën e bukës, pasi largojnë të gjitha shenjat e ujit dhe smërçit nga rubineti. Zgjidhja është fare e thjeshtë, krijoni një solucion larës me uthull të bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë të bardhë. Hidheni në një shishe bosh në trajtë sprucatori. Fërkoni rubinetin me të dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund fshijeni me leckë pambuku. Do të habiteni nga rezultati.