Emocionuese: Zjarrfikësja merr propozim martese në vendin e punës (VIDEO) NULL NULL 06.04.2019 10:30 06.04.2019 10:30 Një stërvitje trajnimi u shndërrua në një propozim të papritur për një zjarrfikëse në New York. Departamenti i zjarrit i Barneveld, ka postuar momentin e ëmbël, përmes një videoje të postuar në Facebook. Ata thanë se kishin një stërvitje të posaçme stërvitore më 1 prill për të ndihmuar nënkolonelin Kelby Ueltschi t’i propozojë të dashurës së tij, zjarrfikëses Becca Pelletier. Video tregon teksa Becca përfundon stërvitjet, kur më pas pa Kelby në gjunjë. Zjarrfikësit e tjerë moren pjesë në këtë moment kaq emocionues, duke mbajtur një shirit që thoshte: “A do të martohesh me mua”. Ajo tha po. Më poshtë mund ta shikoni videon. </