Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Claire dhe Andrew bëhen prindër (FOTO)

NULL NULL
30.03.2019 09:00

Claire Holt është bërë nënë!

Aktorja 30-vjeçare e The Originals dhe bashkëshorti i saj Andrew Joblon e kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, të cilin e kanë quajtur James Holt.

Çifti vendosi që këtë lajm të gëzuar ta ndajnë me ndjekësit e tyre në Instagram, ku shkruajtën nga një mesazh special për të.

“James Holt Joblon, çdo gjë që thonë është e vërtetë. Nuk ka dashuri si kjo”, shkroi Claire.

Ndërkaq Andrew i kushtoi këto fjalë: ”Claire – ti je heroina ime. Faleminderit që ke bërë punë aq të mirë duke e ‘gatuar’ këtë djalë të vogël kaq të lezetshëm. Bebja James Joblon 28.03.19 – 10:23 pm”❤.

lajme të ngjashme