Dorëzat e pastrimit kanë më shumë baktere se tualeti NULL NULL 25.03.2019 14:30 25.03.2019 14:30 Dorëzat përmbajnë pesë herë sasinë e baktereve që gjendet në tualet, tregon një studim. Dorëzat poliestër, të bëra nga fibra sintetike që shkaktojnë djersitjen e duarve, u gjetën të mbajnë më së shumti baktere, të pasuar nga doreza prej leshi dhe lëkure. Mostrat e marrra nga dorëza të ndryshme janë testuar për sasinë e mikrobeve të pranishme në to. Kjo metodë tregon se sasia mesatare e tualetit ka një lexim microbial prej 220. Por dorëzat për pastrim kanë regjistruar në numër prej më shumë se 1,000. Një sondazh i ndërmarrjes së produkteve higjientike në Britani, Initial Washroom Hygiene, ku u analizuan 1,500 përdorues të dorëzave të pastrimit, ka gjetur se një në shtatë përdorues kurrë nuk i kishin larë ato dhe pothuajse dy të tretat e kishin bërë këtë veprim një herë në muaj ose më pak. Nuk është e qartë nëse bakteret e gjetura në to ishin potencialisht të dëmshëm, por ekspertët thonë se duart e njerëzve janë mënyra kryesore që ata të marrin infeksione.