Këngëtari i njohur vritet aksidentalisht gjatë xhirimeve të klipit (VIDEO) NULL NULL 23.03.2019 16:50 23.03.2019 16:50 Këngëtari i njohur Justin Carter ka vdekur pasi u qëllua me armë aksidentalisht, ndërkohë që po filmonte një video-muzikore. Ai ishte 35 vjeçar. Nëna e tij, Cindy McClellan, tha për Fox News se djali i saj po xhironte një klip në Houston, Texas, të shtunën, kur një armë në xhepin e tij shkrepi në cepin e syrit të tij. “Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, tha ajo. Carter la pas dy vajzat, Dixie dhe Kaylee.