Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

95 vjeçari nga Turqia shërohet nga koronavirusi

NULL NULL
07.04.2020 08:51

Një nga të shëruarit e fundit të koronavirusit është edhe një 95 vjeçar nga Izimiri i Turqisë, i cili doli të hënën nga spitali me duartrokitje.

Ismail Kirdar, i cili ishte duke qëndruar në një shtëpi pleqsh, u dërgua në spital për shkak të etheve të mëdha më 25 mars. Ai doli pozitiv për koronavirusin në spital, njofton Klan Kosova.

Pasi mori trajtimin në spital ai doli i shëruar nga aty.

“Xhaxhai Ismaili ka mposhtur koronavirusin” tha një nga personeli mjekësor, duke shtuar se “kjo duhet të jetë një shpresë për Turqinë”.

Kirdar do të qëndrojë edhe 14 ditë në karantinë në vendin e të afërmve të tij dhe gjendja e tij do të ekzaminohet nga stafi mjekësor.

Që nga e hëna në mbrëmje, Turqia ka raportuar më shumë se 30,200 raste me Covid-19 dhe numri i të vdekurve është 649.

Që nga shfaqja në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti i SHBA “Johns Hopkins”.

Gati 1.3 milion raste janë raportuar në të gjithë botën, me 70,000 vdekje dhe mbi 270,000 të shëruar.

lajme të ngjashme