8 milionë euro për Entin Special në Shtime (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 22.01.2023 20:32 nga Qendresa Tershana 22.01.2023 20:32 Pas tri vjetësh Qendër për Integrimin dhe Rahabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Mendor në Shtime planifikohet të mos jetë më e njëjta. Me inicativën e komunës së Shtimës dhe ndihmës e qeverisë me 8 milionë euro ky institucion do të ndërtohet i ri. Për këtë është caktuar një parcelë, larg qytetit, ku komuna ka vendosur ta zhvendos këtë qendër. Kur objetet e vjetra të rrënohen në vendin e njëjtë është menduar të ndërtohet një park rekreativë. Sipas drejtorit të entit special, Xhemajl Dugolli, nga paratë e ndara 1 milion janë të parapara të shpenzohen këtë vit, andaj janë në inicim të procedurave të prokurimit. Derisa sipas të njëjtit ky projekt do të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të përmirësojë kushtet e banimit për rezidentët e qendrës.