8 mijë e 841 raste aktive me COVID-19 në vend NULL NULL 01.05.2021 08:07 01.05.2021 08:07 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 8 mijë e 841 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 105 mijë e 188 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 173 pacientë, njofton Klan Kosova. Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 94 mijë e 174 pacientë. Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 202 raste të reja, 11 viktima dhe 646 pacientë të shëruar.