7 vetura dëmtohen rëndë – Shkak gropa në Dobërçan (VIDEO) NULL NULL 07.02.2026 21:14 07.02.2026 21:14 Në fshatin Dobërçan i Vogël të Gjilanit ka ndodhur një incident si pasojë e një gropë të madhe e të pa sinjalizuar në rrugë. Lexuesit për Klankosova.tv bëjnë të ditur se brenda 15–20 minutave, 6-7 automjete u dëmtuan rëndë, duke pësuar dëme në rrota dhe dyer, ndërsa drejtuesit rrezikuan jetën e tyre pasi disa makina humbën kontrollin dhe mund të binin në lumin poshtë rrugës. Bëhet e ditur se rasti u njoftua në Policinë e Kosovës, por kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve ndërhyri dhe mbuloi gropën me kocka betoni para dokumentimit zyrtar të ngjarjes. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.