68-vjeçari amerikan gjendet pa shenja jete në Pogradec NULL NULL 20.07.2024 08:16 20.07.2024 08:16 Foto: Arkiv Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete në Pogradec. Lajmin e kanë bërë të ditur Policia e Shtetit, ku kanë deklaruar se nuk kishte shenja dhune, dhe se vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale, përcjell Klankosova.tv. “Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.