63 milonë dollarë mbeten pa pronar NULL NULL 04.02.2016 13:49 04.02.2016 13:49 Embargoed to Los Angeles, CA A sign posted on Aug. 10, 2015, at a Chatsworth 7-Eleven refers to a winning ticket sold at the store. Kush nuk do të dëshironte të fitonte në llotari. E po, çfarë nëse keni fituar mirëpo nuk e dini? Në gusht të këtij viti llotaria në Kaliforni ka shpallur tiketën fituese të 63 milionë dollarëve, transmeton Klan Kosova. Por, kanë kaluar muaj të tërë dhe askush nuk është paraqitur për t’i marr këto miliona. Dikush e ka blerë këtë biletë me shumë fat në një dyqan më 8 gusht, mirëpo askush nuk është paraqitur për ta kërkuar këtë çmim marramendës, pavarësisht thirrjes publike të lotarisë në nëntor. Fituesi i kësaj tikete ka afat vetëm deri në ora 5 të enjten ose do i humbas milonët. Kjo histori i ka prekur shumë disa nga klientët e shumtë të kësaj llotarie. “Këtu në këtë zonë, ka shumë të pastrehë, kështu që mund të jetë çdo kush që e ka blerë tiketën me të vetmin dollarë që e kishte”. “Po mendoj që është e dhimbshme për këndo që i ka fituar këto 63 milionë dollar”, ka thënë Ali Paul. Mirëpo këto para nuk do qëndrojnë pa u shpenzuar. Sipas tyre xhekpoti i do të shkoj për shkollat publike në Kaliforni.