62-vjeçarja rrah burrin në Gjirokastër NULL NULL 24.12.2025 14:24 24.12.2025 14:24 Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Burime zyrtare të A2 CNN bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. Ç., banuese në qytetin e Gjirokastrës.