Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

600 shqiptarë nga të gjitha krahinat në një vend – Çfarë i pret shqipet më 2 gusht?

NULL NULL
26.07.2025 11:07
Hysen Sogojeva

600 persona të fisit të Sogujevës, do të mblidhen më 2 gusht.

Kjo vjen me iniciativë të Hysen Sogujevës, i cili ka mbledhur të gjithë këta njerëz, derisa në emisionin “Weekend” të Klan Kosova tregoi se si i erdhi ky mendim, transmeton Klankosova.tv.

“Inspirimin, shembullin apo modelin e kam marr nga familja Kelmendi. Një shok i shkollës i ka tubuar të gjithë familjen Kelmendi, dhe kjo ka qenë diku para 10 vjetëve ndoshta, dhe më hyri ajo në kokë, a ka mundësi me bë edhe na ndonjëherë për Sogujevët. Kështu që gjithmonë e kam pasur si ide, pastaj në një të pame tonën, mbetëm vetëm ne Sogujevët e Grabovcit, sepse Sogujevët janë të përfshirë në të gjitha trojet e Kosovës dhe më gjerë, në Shqipëri e Turqi. Iu thash, ‘e kam nijet me ia nis një iniciative, s’e di a më përkrahni’. Por siç thotë populli ‘ka dhezë shumë’, me të parën”, tyha zoti Hyseni.

Nga ana tjetër, Adnan Sogujeva thotë se në këshillin organizativ të tyre, vijnë njerëz edhe nga diaspora çdo javë.

“Është prit aq mirë, aq me entuziazëm, saqë njerëzit nuk kanë pritu me ardh”, tha tutje Adnani.

lajme të ngjashme