60 kompani shqiptare, pjesë e panairit në Vjenë (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 15.10.2022 20:41 nga Mërgime Taraku 15.10.2022 20:41 Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë mbajti panairin pas dy viteve pauzë si pasojë e pandemisë. Këtu morën pjesë 60 kompani shqiptare, ku 15 prej tyre ishin nga Kosova, njofton KlanKosova.tv. Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, tha se ketë shtrirje e kanë bërë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre. E pranishme ishte edhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që sipas saj në ketë formë Kosova mund të bëhet pjesë e hallkës së bizneseve botërore. Lidhjen e diasporës me prodhues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, si mundësi të mirë e pa edhe ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. Në ketë panair u përmenden edhe statistikat doganore për periudhën janar-gusht, ku eksporti ka shënuar rreth 130 milionë euro, por pa përfshirë Devolli Corporation, pasi që sipas tyre vetëm dyshekët e Devollit përbëjnë shifrën prej 200 milionë euro. Bizneset aty shpalosën punën e tyre si nga gastronomia, ndërtimtaria, hoteleria dhe nga fushat e tjera.