Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

6 vjeçari që u bë vajzë (FOTO)

NULL NULL
15.02.2016 11:00

Një djalosh gjashtë vjeçar ka provuar që ta këpusë penisin e tij dhe ka refuzuar që të pijë ujë në shkollë, në mënyrë që ta shmangë shkuarjen në tualetin e meshkujve, në mënyrë që të bëhej vajzë.

Briella Carmichael nga Melbourn në Australi, ka lindur djalë, por ka dashur që të identifikohet si vajzë që kur ishte fëmijë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Prindërit e tij kanë bërë përpjekje që problemin ta zgjidhin me mjekë, duke e diagnostifikuar me çrregullime gjinore në mënyrë që ta ndihmojnë djalin e tyre që dëshironte të jetonte si vajzë.

“Qysh kur kishte filluar të flasë, ka dashur gjëra vajzash. Më pas më thoshte se kur shikohej në pasqyre aty nuk e shihte veten si djalë, por vetëm si vajzë”, ka thënë nëna e tij.

“Me vaj në sy më thoshte “pse nuk kam lindur vajzë?” Kjo sjellje nuk më dukej normale, dhe mendova se ishte koha për të kërkuar ndihmë”.

“Ajo kishte filluar t;i bënte keq vetës. Mundohej ta këpuste penisin dhe në këtë mënyrë merrte shumë infeksione. Gjithashtu në shkollë nuk pinte ujë, dehidrohej dhe buzët i thaheshin, vetëm se nuk dëshironte që të shkonte në banjën e meshkujve”.

16 15 14 13 12 11 10 9 8

 

 

lajme të ngjashme