57 vjeçari nga Shkodra plagos veten me armë gjahu NULL NULL 09.06.2025 20:54 09.06.2025 20:54 Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë të Shkodrës. Policia thotë se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç, transmeton klankosova.tv. I njëjti sipas mediave shqiptare, ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.