500 euro gjobë kompanisë, kamioni i së cilët ndoti rrugët e kryeqytetit NULL NULL 01.03.2024 11:41 01.03.2024 11:41 Kamioni bartës i betonit që ndoti rrugët në Prishtinë. Foto: Inspektorati i Prishtinës Një kompani betoni është dënuar me 500 euro gjobë në Prishtinë. Arsyeja është se kamioni i kompanisë ka ndotur rrugët e kryeqytetit derisa po bartte beton. Kështu bëri të ditur Inspektorati i Prishtinës në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv. “Gjobë në vlerë 500 euro për ndotje të rrugëve. Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që vozitësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm!”, thuhet në njoftim. Gjoba ndaj kamionit në Prishtinë që ndoti rrugët me beton