50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder brezave që e mbrojtën NULL NULL 10.12.2025 13:44 10.12.2025 13:44 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës 50 vjetorin e themelimit. Kreu i shtetit shqiptar që ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të 5 dekadëshit të ASHAK-ut tha përmes një postimi në Facebook uroi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj Akademie. “Urime të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të lavdishëm!Lavdi brezave që e ndërtuan, nder brezave që e mbrojtën dhe shumë suksese brezave që do ta çojnë përpara!”, shkroi ai. Begaj po qëndron në Kosovë që nga e martja ku në mbrëmje vizitoi Rahovecin, qytet ky që e dekoroi me “Medaljen e Lirisë”. ASHAK-u feston 50-vjetorin, pjesë e ceremonisë liderë nga Kosova e Shqipëria