50 ushtarë izraelitë të vrarë deri më tani brenda Gazës NULL NULL 16.11.2023 13:50 16.11.2023 13:50 Foto nga arkiva: Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në Gaza. Ushtria izraelite thotë se 50 ushtarë të saj janë vrarë brenda Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor në enklavë tre javë më parë. Numri i të vdekurve, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, e çon numrin e përgjithshëm të personelit të vrarë të vendit që nga 7 tetori në 371, raporton NBC news, transmeton Klankosova.tv. Gjatë sulmit të fundit të madh tokësor të Izraelit në Gaza në vitin 2014, 67 ushtarë izraelitë u vranë në pak më shumë se gjashtë javë.