5 shenja të trupit që tregojnë shumë për ju NULL NULL 03.02.2017 15:30 03.02.2017 15:30 Gjuha e trupit mund të tregojë shumë më shumë se që keni menduar. Madje shpeshherë flet më shumë se sa fjalët, transmeton Klan Kosova.15 Më poshtë mund t’i lexoni disa zakone që mund t’i bëni çdo ditë e që përcjellin më shumë mesazh se që keni menduar. Uluni drejt Ju mund të dukeni shumë pa respekt nëse mbani kokën ulur dhe e mbuloni fytyrën me duar. Kjo gjë tregon që ju nuk keni fare interes për atë që dëgjoni. Në të kundërtën, nëse mbani kokën lart dhe shpatullat drejt atëherë edhe vet ju dukeni me më shumë vetëbesim. Kujdesuni për gjestet Nëse i ekzagjeroni gjestet, atëherë njerëzit mund të mendojnë që ju po tregoni gënjeshtra ose po mundoheni të fshihni diçka. Hapni krahët Kur i mbani krahët e kryqëzuar atëherë ju po dërgoni një mesazh të qartë, pra që nuk jeni fleksibil dhe nuk pajtoheni me atë që ju thonë. Mos i prekni flokët Nëse jeni një nga personat që tërë kohën i prekni flokët, atëherë mundohuni që ta largoni këtë zakon të keq. Kjo gjë vetëm ju tregon për pasiguritë që keni. Mos i prekni më flokët, dhe fokusohuni që të keni një bisedim më të natyrshëm. Buzëqesh Kur buzëqeshni në kohën dhe vendin e duhur atëherë kjo gjë tregon që ju keni nën kontroll situatën.