Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

5 mijë predha plumbi për portretin e Putin (VIDEO)

NULL NULL
08.08.2015 15:02

 

Një artiste e re nga Ukraina, ka marrë vëmendjen e gjithë mediave botërore, duke e krijuar një portret të mrekullueshëm të presidentit rus Vladimir Putin me 5 mijë predha të plumbave të mbledhura në lindjen seperatiste.

Daria Marchenko e ka quajtur këtë projekt si “Fytyra e Luftës”, dhe  portreti dy metërsh qëndron në apartamentin e saj, transmeton Klan Kosova.

“Në fillim ishte e frikshme ideja që të flesh në të njëjtën dhomë me të”.

“Mirëpo më vonë u mësova”, është shprehur artistja.

Ajo tregon se ngjyrat e fytyrës së liderit 62 vjeçar rus, ndryshon nëse përdorim drita të ndryshme.

“Ai mund të bëhet krenar, konfuz ose serioz”.

“Putin në këtë portret mund të duket njëjtë si një poster sovjetik ose ai mund të shndërrohet Superman”, shprehet Marchenko.

Edhe pse pothuajse në të gjitha mediat botërore, vepra e kësaj artisteje është komentuar, ndryshe ndodh në vendin e saj dhe në Rusi.

Mediat e këtyre dy vendeve  nuk i kanë kushtuar pothuasje asnjë vëmendje.

Artistja gjithashtu  nuk e fsheh mendimin e saj, se është Putin ai që i ka nxitur konfliktet me vendin e tij.

 

lajme të ngjashme