Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rrallë: Gruaja shkon në spital dhe kupton se është shtatzënë me foshnje në mëlçi

NULL NULL
16.12.2021 12:18

Një grua ka shkuar në spital për të bërë ekografi, duke zbuluar se ishte shtatzënë dhe fetusi i saj ishte në mëlçi.

Pediatri kanadez, Michaerl Narvey postoi një video në TikTok në lidhje me zbulimin befasues.

Ai tha: “Mendova se i kisha parë të gjitha, një grua 33 vjeçare me një histori 14 ditore të gjakderdhjes menstruale dhe 49 ditë nga periudha e saj e fundit menstruale”.

“Ajo që u gjet ishte se në mëlçinë e saj kishte një foshnje. Ajo kishte një shtatzëni ektopike në mëlçi. Ne i shohim këto në bark, por kurrë në mëlçi. Ky rast është i pari për mua”.

Videoja u shikua më shumë se tre milionë herë dhe mijëra njerëz kanë komentuar të habitur.

Një përdorues tha: “Ky duhet të jetë një lajm shkatërrues për prindërit, shpresoj që nëna të jetë mirë”. Dikush tjetër tha: “As nuk besoj se kjo mund të ndodhë. Si arrin një vezë e fekonduar në mëlçi?”.

Shtatzënia abdominale është një lloj i rrallë i shtatzënisë ektopike me një incidencë të vlerësuar që është 1.4% e të gjitha shtatzënive ektopike dhe ndodh kur një vezë udhëton në rrugën e gabuar poshtë tubit fallopian dhe jashtë në bark.

Është edhe më e rrallë të kesh një shtatzëni në pjesën e sipërme të barkut ose në mëlçi.

Një studim i botuar në Journal of Emergency, Trauma, and Shock në vitin 2012 përshkroi një grua të re, e cila u zbulua se kishte një fetus të gjallë 18-javor të lidhur me mëlçinë e saj.

Në mënyrë tragjike, 25 vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve gjatë operacionit për shkak të gjakderdhjes së pakontrolluar.

Sipas një artikulli të vitit 2003 nga BBC Neës, ka pasur vetëm katër foshnja të lindura të gjalla pas implantimit në mëlçi, shkruan Dailystar, transmeton Klankosova.tv.

A foetus was found in the patient's liver

lajme të ngjashme