40 vjet nga vdekja e pionierit të muzikës, Bob Marley NULL NULL 11.05.2021 15:30 11.05.2021 15:30 Kanë kaluar 40 vjet që kur këngëtari legjendar i reggae Bob Marley vdiq nw Miami nga kanceri, në moshën 36 vjeç, më 11 maj të vitit 1981. Muzikanti është një nga artistët më të njohur në historinë e muzikës, hitet e tij më të mëdha janë: ‘’No Woman No Cry’’, ‘’One Love’’ dhe ‘’Redemption Song’’. Hit i tij ‘’Buffalo Soldier’’ e bëri atë këngëtarin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi ‘’Exodus’’ i vitit 1977 u emërua Albumi i Shekullit nga revista Time. Marley lindi në vitin 1945, fëmijëria e tij kaloi në varfëri dhe ai kishte pak kontakte me babanë e tij, i cili ishte një oficer i marinës që punonte për qeverinë britanike. Ai u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeç për të ndjekur një karrierë muzikore në Kingston. Në vitin 1972, Marley arriti në Britani me grupin e tij The Wailers për të bërë një turne me Johnny Nash me shpresën për të filluar karrierën e tij ndërkombëtare. Vitin pasues, The Wailers lansuan albumin e tyre ‘’Catch a Fire’’ dhe bënë debutimin e tyre televiziv në BBC. Kjo paraqitje pati një ndikim të madh dhe u dha atyre një audiencë më të gjerë jashtë bazës së tyre tradicionale të fansave. Pas një turneu tjetër në 1975, një regjistrim i ‘’No Woman No Cry’’ drejtpërdrejt në The Lyceum, London, u lëshua si një single dhe i dha Marley hitin e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj, këngëtari hyri në rrjedhën muzikore dhe u bë një emër shumë i njohur. Marley ishte i njohur për besimin e tij Rastafarian, së bashku me gruan e tij, Rita, madje fenë e kishte pasqyruar edhe në muzikën e tij. Këngëtari ishte gjithashtu i apasionuar pas futbollit. “Unë e desha muzikën para se ta doja futbollin”, tha ai në një intervistë në vitin 1980. Marley vdiq një vit pas kësaj interviste nga kanceri me të cilin ishte diagnostikuar në vitin 1977. Ai u varros në vendlindjen e tij Xhamajkan, në fshatin Nine Mile.