Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“40 ditë pas zgjedhjeve ky që i fitoi 40% të votave nuk e dha asnjë intervistë”- Sejdiu për Kurtin

NULL NULL
17.03.2025 21:28

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë që zvarritja e themelimit të institucioneve qendrore vjen si pasojë e kalkulimeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

“Janë kalkulime elektorale. Kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale që janë në tetor”, ka thënë Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.

“Është jashtëzakonisht e ulët në situatën në të cilën është vendi, dhe në atë që bota është duke kaluar, që të bëhen kalkulime për zgjedhjet lokale me themelimin e institucioneve qendrore”.

“Nuk ulemi me folë për qeveri qendrore, kryeministri…kryeministrin s’di a e keni pa me ndonjë intervistë prejse janë krye zgjedhjet?

“As deklaratë. Personi që i ka marrë 400 mijë vota, nuk del një fjalë me e thanë. Me thanë: Kështu ka me u dokë katërvjeçari i ardhshëm”.

lajme të ngjashme