4 vjeçarja me sindromin Down, pjesë e reklamave NULL NULL 16.08.2015 21:00 16.08.2015 21:00 back to school 4-vjeçarja, Cora Slocum është ylli i fushatës së fundit për markën e fëmijëve për këpucë Livie & Luca. E veçanta është se ajo e ka sindromin Doën. Ajo u zgjodh për fushatën pasi Livie & Luca u bashkua me një organizatë bamirëse e cila synon për të rritur diversitetin në reklamat duke inkurajuar kompanitë të shfaqin fëmijët me aftësi të kufizuara në reklamat e tyre. Kompania u krijua nga Katie Driscoll, një fotografe dhe nënë e një vajzë me sindromën Doën, transmeton Klan Kosova. “Individët me aftësi të kufizuara përbëjnë minoritetin më të madh në botë, por ata janë më pak të përfaqësuar në mediat tona” spjegoi Driscoll. Drejtoresha e markës “Livie& Luca” është shprehur se e ka shijuar këtë foto sesion. “Gjatë realizimit të fotove, kuptova se Cora ka lindur të shkëlqejë para kamerës. Energjia e saj positive mbushi dhomën”. “Ajo është shumë e natyrshme… Ju shikoni imazhin e saj në katalogët tonë dhe ajo duket se është e lindur për këtë punë” përfundoi ajo. Rising star: Four-year-old Cora Slocum from Martinez, California, stars in a new ad campaign for children’s shoe company Livie & Luca