35 vdekje dhe 1 mijë e 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

35 vdekje dhe 1 mijë e 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
1 week më parë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 1 mijë e 163 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 927 mostra të marra.

Ndërsa janë raportuar edhe 35 vdekje dhe janë shëruar 854 njerëz, njofton Klan Kosova.

Totali i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 138 mijë e 891, të shëruar 112 mijë e 619, raste të vdekjes 4 mijë 108 ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 22 mijë 164.