Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00

NULL NULL
28.04.2026 13:22

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë as në vazhdimin e seancës për presidentin që nis nga ora 14:00.

Kështu deklaroi në një konferencë për media sekretarja Vlora Çitaku.

“Isha shumë e qartë. Nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade politike”, u shpreh Çitaku, raporton Klankosova.tv.

Ajo i bëri thirrje kandidates për presidente Feride Rushiti, të tërhiqet nga gara e cila sipas saj është lojë politike e Albin Kurtit.

“Sot nga Kuvendi i Kosovës dua të apeloj te VV-ja që t’i ndërpresë këto veprime karateje të dhunës politike, sepse ky nuk është Kuvend i karatesë por institucion i të zgjedhurve të popullit”.

“Nga zemra i bëj thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurtit e cila është e dëmshme për shtetin dhe atë vet. Më vjen keq që ka pranuar të huazojë politikisht emrin e saj për një maskaradë të rrezikshme politike. Si PDK e çmojmë angazhimin e saj në shoqëri civile, por nderi më i madh që mund t’i bëjë vendit, është të largohet nga kjo garë”, deklaroi Çitaku./Klankosova.tv

Orët e fundit për presidentin po ecin, PDK thirrje Feride Rushitit: Largohu nga gara

 

lajme të ngjashme